Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbetjeve në Itali, 3 viktima - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbetjeve në Itali, 3 viktima

    Insajderi
    19 September 2025 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona humbën jetën pas një shpërthimi në ‘Ecopartenope’ në Marcianise, në provincën e Casertës në Itali.

    Sipas informacioneve fillestare të raportuara për mediat italiane nga zjarrfikësit, shpërthimi ndodhi gjatë punimeve të mirëmbajtjes në objektet e kompanisë së trajtimit të mbeturinave, shkruan A2 CNN.

    Mediat italiane bëjnë të ditur se një person i katërt raportohet i zhdukur. Disa ekipe zjarrfikëse janë në vendngjarje.

    Tre viktimat ishin punëtorë të angazhuar në punime mirëmbajtjeje. Ende nuk është e qartë nëse punëtorët ishin punonjës të kompanisë apo kontraktorë të jashtëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark