3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    3 avionë rusë fluturojnë për 12 minuta mbi Estoni

    Insajderi
    19 September 2025 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë këtë të premte. Qeveria estoneze njoftoi se avionët qëndruan në hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta. Po ashtu bëhet me dije se ata u zhvendosën rreth 8 kilometra në hapësirën ajrore në drejtim të Talinit, kryeqytetit të Estonisë.

    Inkursioni ndodhi këtë mëngjes pranë ishullit Vaidlo, një ishull i vogël në mes të Gjirit të Finlandës. Fox, duke cituar burime të NATO-s, raportoi se avionët luftarakë rusë mbanin raketa balistike Kinzhal.

    Avionët italianë F-35 të stacionuar në vend u ngritën në ajër për t’i kapur ato.

    Incidenti vjen vetëm 10 ditë pasi dronët rusë hynë në  hapësirën ajrore polake. Javën e kaluar, një tjetër dron rus kaloi në hapësirën ajrore rumune dhe fluturoi atje për një kohë, pavarësisht se avionët luftarakë u ngritën në ajër për ta kapur atë.

    Tension i lartë në Balltik, 3 avionë rusë fluturojnë

    Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë në vend për të paraqitur një notë proteste në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore.

    “Rusia ka shkelur tashmë hapësirën ajrore estoneze katër herë këtë vit. Por inkursioni i sotëm, që përfshin tre avionë luftarakë që hynë në hapësirën tonë ajrore, është i dhunshëm në mënyrë të paparë”, tha ministri i Jashtëm i vendit, Margūs Čakna.

    “Përpjekjet në rritje të Rusisë për të testuar kufijtë dhe agresioni i saj në rritje duhet të përballen me një intensifikim të shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”, shtoi ai.

    Ndërkohë, Estonia po shqyrton mundësinë e përdorimit të Nenit 4 të NATO-s, siç bëri Polonia disa ditë më parë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark