Përfitojnë 155 fermerë, Totaj thotë se mbështetja e fermerëve është prioritet i Komunës së Prizrenit - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Përfitojnë 155 fermerë, Totaj thotë se mbështetja e fermerëve është prioritet i Komunës së Prizrenit

    Insajderi
    19 September 2025 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një ceremoni të organizuar sot nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, u bë ndarja e mjeteve bujqësore për 155 fermerë, nga gjithsej 333 përfitues të projektit “Furnizimi me mekanizëm bujqësor – me bashkëfinancim”.

    Fermerët përfituan motokultivatorë, pjatore me disqe, trina, mbjellëse misri e gruri, pllugje dhe atomizerë, me qëllim modernizimin e bujqësisë, rritjen e cilësisë së punës në tokë dhe uljen e shpenzimeve.

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i pranishëm në këtë ngjarje, u shpreh: “Bujqësia është një sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Për këtë arsye, mbështetja e fermerëve ka qenë dhe mbetet një ndër prioritetet tona kryesore”.

    Ai theksoi se Komuna e Prizrenit po investon në mënyrë të vazhdueshme në sektorin bujqësor:

    “Me këtë projekt po krijojmë mundësi më të mira për fermerët tanë, duke u ndihmuar që ta modernizojnë mekanizimin bujqësor, të kursejnë kohë dhe ta rrisin prodhimtarinë”. Totaj paralajmëroi se mbështetja për fermerët do të vazhdojë edhe më tej: “Ky është vetëm fillimi, sepse faza e dytë e ndarjes së mjeteve bujqësore do të realizohet së shpejti. Angazhimi ynë është që asnjë fermer të mos mbetet pa përkrahje”. Ky projekt, që po zbatohet me bashkëfinancim, është hap i rëndësishëm drejt modernizimit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Komunën e Prizrenit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark