Sa ora Richard Mille ka Noizy? Shifra do t’iu habisë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Sa ora Richard Mille ka Noizy? Shifra do t’iu habisë

    Insajderi
    19 September 2025 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur Noizy së fundmi ishte në qendër të vëmendjes, pasi talli publikisht Mozzikun duke deklaruar se orët e tij të blerë në Richard Mille nuk janë origjinale, por një kopje fallco.

    Pas këtij reagimi ironik, sytë e publikut janë kthyer nga vetë Noizy dhe koleksioni i tij i pasur me orë luksoze.

    Noizy është i njohur si një prej koleksionistëve më të mëdhenj të orëve Richard Mille në rajon, me një vlerë që shkon mbi 3 milionë euro. Në koleksionin e tij gjenden disa modele të rralla, të cilat mbahen vetëm nga yje botërorë si Neymar, Rafael Nadal dhe Jay-Z:

    • Richard Mille RM11-03 Rose Gold – 350.000 €
    • Richard Mille RM11 Yellow Rose Gold – 400.000 €
    • Richard Mille RM 004-V3 Asia Edition Carbon – 580.000 €
    • Richard Mille RM 030 Blue Gold/Titanium Diamonds – 600.000 €
    • Richard Mille RM 011 Iced Out Diamonds – 1.200.000 €

    Këto shifra e bëjnë Noizyn të spikasë si një nga reperët më të dhënë pas luksit në trojet shqiptare. Për të, orët nuk janë vetëm një aksesor mode, por një investim i vërtetë, pasi Richard Mille është markë që fiton më shumë vlerë me kalimin e kohës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark