Pas Estonisë, avionët luftarakë fluturojnë mbi Poloni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Pas Estonisë, avionët luftarakë fluturojnë mbi Poloni

    Insajderi
    19 September 2025 - 21:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas incidentit më Estoninë, ku tre avionë luftarakë MIG-31 hynë ilegalisht në hapësirën ajrore pranë ishullit Vaindloo në Detin Baltik dhe qëndruan atje për 12 minuta, Rusia ka vijuar me lojën e saj si “macja me miun”, duke provokuar edhe Poloninë.

    Sipas raportimeve të fundit nga mediat në Varshavë, të cilat i referohen rojes kufitare, dy avionë luftarakë rusë shkelën zonën e sigurisë të platformës së shpimit Petrobaltic në Detin Baltik.

    Po ashtu sqarohet se forcat e armatosura polake dhe shërbime të tjera ishin informuar për incidentin.

    Dy avionë luftarakë rusë bënë një kalim të ulët mbi platformën Petrobaltic në Detin Baltik. Zona e sigurisë së platformës u shkel”, thuhet në njoftimin e rojës kufitare polake në platformën ‘X’.

    Incidentet e kësaj të premte vijnë vetëm një javë pasi Polonia rrëzoi dronë të dyshuar rusë në hapësirën e saj ajrore me mbështetjen e avionëve nga aleatët e saj të NATO-s. Ajo ishte hera e parë që një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore qëlloi gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark