Këta janë të arrestuarit për rrëmbimin në Veternik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Këta janë të arrestuarit për rrëmbimin në Veternik

    Insajderi
    20 September 2025 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se dyshohet se një person dyshohet se është rrëmbyer nga dy persona në Veternik mbrëmjen e së enjtes.

    Dy të dyshuar kanë marrë me forcë viktimën duke e futë në veturë, derisa sipas viktimës, atë e kanë dërguar në një shtëpi të pabanuar ku e kanë mbajtur deri në mëngjes, dhe dyshohet se ndaj tij është përdorë forcë fizike.

    Lidhur me rastin është identifikuar një person i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi dhe banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.

    Sinjali ka raportuar se bëhet fjalë për: Isak Foniqi, rreth 32-vjeçar, Granit Toplana, rreth 30-vjeçar.

    Dyshja dyshohet se rreth orës 23:00, pranë pompës së derivateve “Valoni Petrol” në Veternik, e morën me dhunë M.O.,rreth 42-vjeçar, të cilin më pas e dërguan në një shtëpi të pabanuar në Fushë Kosovë.

    Aty, viktima është mbajtur peng gjatë gjithë natës dhe ndaj tij dyshohet se është ushtruar edhe forcë fizike.

    Fillimisht, rasti ishte cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por pas zhvillimeve të hetimeve dhe konsultimit me prokurorin kujdestar, është ricilësuar si “Rrëmbim”.

    Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit.

    “Me 19.09.2025 është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar kanë marrë me forcë viktimën mashkull kosovar duke e futë në veturë, sipas viktimës e kanë dërguar në një shtëpi të pa banuar aty e kanë mbajtur deri në mëngjes si dhe ndaj tij është përdorë forcë fizike. Lidhur me rastin është identifikuar edhe personi i tretë i dyshuar i cili gjendet në arrati, po ashtu janë bastisur katër shtëpi & banesa ku gjatë kontrollit është gjetur e konfiskuar një armë gjuetie.  Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark