Krasniqi flet për deklaratën e Sami Lushtakut: Ka qenë e pamatur që është nxjerr jashtë kontekstit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi flet për deklaratën e Sami Lushtakut: Ka qenë e pamatur që është nxjerr jashtë kontekstit

    Insajderi
    19 September 2025 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar me ironi zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar të Kuvendit, duke e cilësuar atë si “përfaqësuesin më të mirë” të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Krasniqi ka theksuar se deklarata e tij e mëhershme, se PDK do të mbështeste cilindo kandidat që nuk ka qenë pjesë e qeverisë, ka qenë një qëndrim politik me qëllim të zhbllokimit të situatës në Kuvend.

    “…Votojmë kënd do që nuk ka qenë në qeveri për arsye se i mbajmë përgjegjës për degradimin e skajshëm që i ka ndodhur vendit në çdo fushë, por e vërteta është që s’kemi pritë që të degradojnë bash deri në atë nivel sa të propozojnë Dimal Bashën”, ka thënë Krasniqi.

    “Megjithatë, kanë vendosur që ai është më i miri dhe i përfaqëson, dhe unë besoj përnjëmend që i përfaqëson ashtu siç janë, dhe sot e kemi kryetar Kuvendi”, ka shtuar ai.

    Tutje, i pari i PDK-së në emisionin Debat Plus ka thënë se bllokada është përgjegjësi dhe pasojë direkte e Albin Kurtit.

    Krasniqi gjithashtu ka folur edhe për deklarimin e Sami Lushtakut për me i ”ngreh zhag” të gjithë ata që nuk respektojnë Kushtetutën dhe shtetin e Kosovës duke thënë se PDK është parti e madhe dhe normal që ka edhe shkarje.

    Ai tutje ka thënë se deklarimi i Lushtakut nuk është i duhuri.

    ”Z.Lushtaku e ka dhënë një deklaratë që nuk është e duhuna, ka qenë e pamatur që është nxjerr jashtë kontekstit siç na nxjerren të gjithëve…”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark