Lladrovci në takim me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut: Ne punojmë dhe jemi në shërbim të qytetarit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Lladrovci në takim me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut: Ne punojmë dhe jemi në shërbim të qytetarit

    Insajderi
    19 September 2025 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vazhduar fushatën duke u takuar me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut.

    Lladrovci ka shkruar se po punojnë në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim.

    “Me qytetarët e Negrocit dhe Vuçakut krenar, të besës, mikpritjes e përkushtimit atdhetar, bashkë me kandidatin, z. Gani Krasniqi dhe kandidatët tjerë për Kuvendin e Komunës, mbajtëm tubim zgjedhor ku theksuam disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”. Diskutimi i ngrohtë, i sinqertë dhe i hapur me qytetarët e pranishëm, bëri të dukshëm motivin pse duhet të votohet numri 101, pse kjo votë është për qeverisjen e shkëlqyer me qytetarët kampionë”, shkroi ai.

    Tutje, ai tha se shkolla si vendtakim ishte i vogël sepse erdhën shumë qytetarë për ta takuar.

    “Ne punojmë dhe jemi në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim, sfidë dhe përpjekje të pandalshme për jetë më të mirë për të gjithë. Ne ndodhemi në zemrën e Kosovës, të dëshmuar me punë për të mirën e qytetarëve tanë, prandaj edhe vendtakimi ynë i zakonshëm në Shkollë me qytetarët, ishte i vogël për të gjithë të interesuarit që erdhën në tubim.Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark