Vdes Liman Sertolli shefi i njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes Liman Sertolli shefi i njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit në Malishevë

    Insajderi
    20 September 2025 - 09:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Ndërrimit në Njësinë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Liman Sertolli, ka ndërruar jetë.

    Për vdekjen e kolegut, ngushëllime ka shprehur Agjencia e Menaxhimit Emergjent duke vlerësuar lartë kontributin e tij.

    “Sertolli ishte shembull i përkushtimit dhe guximit, duke i shërbyer me nder e përgjegjësi qytetarëve dhe duke qenë gjithmonë i gatshëm. Me profesionalizmin dhe humanizmin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme tek kolegët, miqtë dhe komuniteti”.

    “Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë mes nesh. Do ta kujtojmë me respekt e mirënjohje për kontributin e madh që dha në mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark