
Kandidati i VV-së për këshilltar të Kuvendit Komunal në Istog, Avdyl Fera ka shkuar te ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ku ka shprehur admirimin e tin për Albin Kurtin.
Ai ka kërkuar që qyteti i Mitrovicës të quhet Albin Kurti.
“Mitrovicën i duhet një emër të ri. Kjo Mitrovicë duhet të quhet Mitrovica e Albin Kurtit”, ka thënë ai.
Ai i drejtohet Kurtit edhe në gjuhen gjermane, duke ia shprehur “dashurinë”.
“Respekt për Albin Kurtin. Albin Kurti zoti të ruajt. Të dua shumë. Ich liebe dich”, ka thënë ai, duke e bërë shqiponjën me duar.
Ai dëgjohet në video duke thënë se e pagëzon Mitrovicën nga sot si të Albin Kurtit.
“Me ligj kisha propozuar, unë Avdyl Fera e pagëzoj Mitrovica e Albin Kurtit”.