Kaos në aeroportet kryesore të Berlinit, Brukselit dhe Heathrow - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kaos në aeroportet kryesore të Berlinit, Brukselit dhe Heathrow

    Insajderi
    20 September 2025 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aeroportet kryesore evropiane u përfshinë në kaos pas një sulmi kibernetik që goditi “Collins Aerospace”, një ofrues global i shërbimeve të regjistrimit dhe imbarkimit në linjat ajrore. Kompania konfirmoi se po “përballej me një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa në nisjet e pasagjerëve”.

    Anulime fluturimesh janë raportuar në Berlin dhe Bruksel, ndërsa probleme ka pasur edhe në Heathrow.

    Në Berlin, Aeroporti i “Berlin Brandenburgut” (BER) informoi pasagjerët se për shkak të një problemi teknik do të përballen me kohë më të gjata pritjeje në pikat e regjistrimit”, ndërsa siguroi se po bëhen përpjekje për një zgjidhje të shpejtë.

    Sulmi kibernetik ka shkaktuar tashmë anulime fluturimesh dhe vonesa të mëdha, duke prekur mijëra pasagjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark