E rrahu gruan dhe dy të vajza të tjera – Arrestohet një person dhe një e dyshuar tjetër në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E rrahu gruan dhe dy të vajza të tjera – Arrestohet një person dhe një e dyshuar tjetër në Fushë Kosovë

    Insajderi
    20 September 2025 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të dhunës në familje dhe lëndimi të lehtë, që ka ndodhur në Fushë Kosovë.

    Një person fillimisht ka rrahur gruan e tij, pastaj së bashku me një femër kanë sulmuar fizikisht edhe dy viktima të tjera.

    Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit, janë dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij, pastaj së bashku me të dyshuarin tjetër kanë sulmuar fizikisht edhe  viktimat; një femër dhe shoqëruesin e saj mashkull kosovar, të cilët kishin ardhur për t’i ndihmuar viktimës së dhunës në familje. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësorë, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e Policisë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark