"Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në gusht 2025 inflacioni 4.5% më i lartë se në gusht 2024”

    Insajderi
    20 September 2025 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është përgjigjur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili më herët publikoi të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe u shpreh se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet e po demantohet pretendimet opozitare.

    Por në një status në Facebook, Bajrami ka bërë thirrje që të pyetet Murati se sa ishte inflacioni më i lartë në gusht të këtij vitit krahasuar me vitin e kaluar.

    “Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark