"Kurti ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë në Estoni, ndërsa Kosovën e ka vendosur në anën e saj" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë në Estoni, ndërsa Kosovën e ka vendosur në anën e saj”

    Insajderi
    20 September 2025 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar të “shumë shqetësues” lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, i ka reaguar duke thënë se ndërkohë vetë Kurti, Kosovën e ka vendosur në anën e Rusisë për shkak të sanksioneve,

    Ai tha se “në të gjithë kontinentin europian sot vetëm tri shtete janë nën sanksione nga BE dhe SHBA”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “ka filluar të shqetësohet” për veprimet e Rusisë në Estoni.

    “Kosova e qeverisur nga Kurti Rusia e qeverisur nga Putini Bjellorusia e qeverisur nga Lukashenko. Megjithatë, kryeministri i izoluar Kurti sot ka filluar të shqetësohet për veprimet e Rusisë, ndërsa Kosovën e ka vendosur vetë në anën e saj. Albin Kurti, që prej dy vitesh e ka mbajtur Kosovën nën sanksione, sot flet për shkeljet e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

    * 600 milionë euro të BE-së kanë mbetur të pashfrytëzuara për shkak të sanksioneve.

    * SHBA ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën, për shkak të dëmeve që i ka shkaktuar Qeveria Kurti”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark