Xhafer Tahiri : Vushtrria qysh ju doni bëhet e drejtë për krejt kur Komuna ndihmon gratë - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Xhafer Tahiri : Vushtrria qysh ju doni bëhet e drejtë për krejt kur Komuna ndihmon gratë

    Insajderi
    20 September 2025 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka theksuar sot përkushtimin e tij për mbështetjen e grave punëtore dhe familjeve të reja në këtë komunë. Gjatë një vizite në një biznes familjar në fshatin Bukosh, Tahiri vlerësoi kontributin e këtij biznesi që punëson kryesisht gra.

    “Vushtrria bëhet e drejtë për të gjithë kur Komuna ndihmon gratë,” deklaroi ai, duke potencuar se mbështetja për gratë është një hap drejt një shoqërie më të barabartë dhe më të zhvilluar ekonomikisht.

    Në kuadër të vizionit të tij për zhvillim social dhe ekonomik, Tahiri njoftoi ndërtimin e një qerdheje të re për fshatrat Bukosh dhe Novolan, me qëllim që gratë që punojnë të kenë mundësinë të lënë fëmijët në një ambient të sigurtë dhe të kujdesshëm.

    Përveç kësaj, ai prezantoi edhe një program konkret për mbulimin e normës së interesit për kredi banesore për familjet e reja, program që sipas tij do të ndihmojë deri në 100 familje në vit për të siguruar një shtëpi në qytetin e Vushtrrisë.

    “Me prgramin tonë për mbulimin e normës së interesit për kredi për banesë për familjet e reja do të ndihmojë deri 100 famije në vit për të blerë banesë në Vushtrri”, ka deklaruar ai mes tjerash.



    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark