
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka prezantuar programin e tij qeverisës, duke e cilësuar atë si një kapitull të ri për qytetin, ku vendimmarrja do të jetë më e hapur, më transparente dhe ku qytetari do të vendoset në qendër të çdo procesi zhvillimor.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Osmani është zotuar për veprim të menjëhershëm dhe konkret, i bazuar në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim absolut.
Ai e ka përshkruar programin si një plan të qartë për një qytet modern, funksional dhe të drejtë, që synon zhvillim të qëndrueshëm dhe përfshirje të plotë të qytetarëve në hartimin e politikave lokale.
Ky është postimi i tij:
Përmes këtij programi, ne hapim një kapitull të ri në historinë e qytetit tonë – një kapitull ku qytetarët janë partnerë të barabartë në vendimmarrje, ku çdo projekt dhe çdo investim shërben për ta përmirësuar jetën tuaj dhe për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.
Ne premtojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret, të mbështetur në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim absolut. Synimi ynë është një qytet modern, funksional dhe i drejtë, ku qytetari është gjithmonë në qendër të vendimeve dhe ku secili ndjehet i mbështetur dhe i fuqizuar për të kontribuar në të ardhmen e tij dhe të komunitetit tonë.
Këtu mund ta gjeni të plotë programin qeverisës:
Po ashtu, me mua janë edhe 34 asamblistët tanë të mrekullueshëm, të cilët do të jenë zëri juaj në Kuvendin Komunal dhe garanci që vizioni ynë i përbashkët të bëhet realitet.
Bashkë, do ta shndërrojmë vizionin e përbashkët në realitetin tonë të përditshëm!
Fushë Kosova PËRTEJ!
Lidhja Demokratike e Kosovës.
𝟏𝟏𝟑 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢.