
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka mbajtur një tubim elektoral në fshatrat Sllovi dhe Smallushë, ku është pritur me përkrahje të konsiderueshme nga qytetarët.
Në fjalën e tij para banorëve, Buja shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e madh që po merr nga qytetarët, duke e cilësuar këtë si sinjal të qartë për ndryshim politik dhe institucional në Lipjan.
Ai premtoi se mandati i tij do të sjellë ndryshim të prekshëm në çdo aspekt të jetës, duke përmendur projekte konkrete në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi dhe kulturë.
Ndër premtimet kryesore të Bujas është edhe zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, një çështje që, sipas tij, ka mbetur pa zgjidhje për një kohë të gjatë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Faleminderit Sllovi!
Faleminderit Smallushë!
Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte.
Unë zotohem se do ta kthej ujin dhe do ta bëj jetën tuaj më të mirë, me projekte konkrete e të prekshme në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi, kulturë dhe në çdo fushë tjetër të jetës.
Koha e tyre ka përfunduar!
Është koha jonë!
Fitorja është e jona!