Edona Llalloshi ndryshon stilin pas hyrjes në politikë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Edona Llalloshi ndryshon stilin pas hyrjes në politikë

    Insajderi
    20 September 2025 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edona Llalloshi, e njohur prej vitesh si këngëtare e skenave festive dhe ahengjeve familjare, tani është edhe një figurë publike në skenën politike të Kosovës.

    Në zgjedhjet e fundit, ajo arriti të fitojë mijëra vota, duke siguruar një vend si deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Që nga ajo kohë, Edona ka pësuar një transformim të dukshëm në stilin e saj.

    Nga fustanet glamuroze dhe të shkëlqyeshëm që e karakterizonin në paraqitjet artistike, ajo është zhvendosur drejt një stili më serioz, duke u paraqitur me kostume klasike dhe veshje që reflektojnë rolin e saj të ri politik. Ky ndryshim në pamje duket se pasqyron edhe ndryshimin në angazhimin e saj publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark