Insajderi
Lajme

Dobraja e Madhe inauguron stadiumin e ri modern, Imri Ahmeti: Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re

Insajderi
20 September 2025 - 22:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dobraja e Madhe inauguron stadiumin e ri modern, Imri Ahmeti: Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dobraja e Madhe ka përuruar stadiumin e saj të ri, i cili u hap zyrtarisht me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, tha se ky është një hap i madh për komunitetin dhe sportin lokal.

“Nga sot, Dobraja e Madhe ka stadiumin e saj të ri, që u hap zyrtarisht me një ndeshje mes veteranëve të KF Arbëria dhe veteranëve të KF Uniteti. Një stadium modern, me standarde bashkëkohore, që plotëson të gjitha kushtet për klubin KF Arbëria. Urime Dobraja, urime KF Arbëria! Ky është vetëm fillimi i shumë sukseseve që na presin në këtë fushë të re!”, u shpreh Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark