
Një aksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Softaj të Ferizajt, ku janë përfshirë katër automjete me targa vendore.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar tetë persona.
Sipas Veselit, të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
“Me datë 20.09.2025, rreth orës 17:50, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ata janë liruar,” tha Veseli.