Ferit Idrizi viziton Smrekonicën: Premton projekte zhvillimore dhe përkrahje për komunitetin - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ferit Idrizi viziton Smrekonicën: Premton projekte zhvillimore dhe përkrahje për komunitetin

    Insajderi
    21 September 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një vizitë në fshatin Smrekonicë. I shoqëruar nga kandidati për asamblenë komunale, Fidan Bejta, Idrizi zhvilloi takime me banorët lokalë, ku u diskutuan projekte konkrete dhe ide për zhvillimin e zonës.

    “Smrekonica ka potencial të jashtëzakonshëm, dhe bashkë me banorët do ta shndërrojmë në një vend më të gjallë, më të bukur dhe me më shumë mundësi për të gjithë,” u shpreh Idrizi.

    Ai theksoi se më 12 tetor PDK do të vazhdojë me projekte të mëdha për komunën e Vushtrrisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark