
Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka kërkuar nga qytetarët që të mos bien pre e, siç i quajti ai, “mashtrimeve dhe përçarjes”.
“Prej lisit, nuk po e shohin malin”, shkroi Lladrovci në fillim të reagimit të tij, duke lëshuar kritika ndaj atyre që, sipas tij, po përpiqen të nënvlerësojnë qytetarët e Drenasit dhe të minojnë fitoren e tij të mundshme në zgjedhjet lokale.
Ai u shpreh se qytetarët e Drenasit janë të vetëdijshëm dhe dinë të dallojnë “veprën nga mashtrimi” dhe “profilin origjinal nga imitimi”.
Lladrovci i cilësoi mbështetësit e tij si “besnikë të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, duke theksuar se ata janë “besnikë të UÇK-së dhe PDK-së, por jo të ‘Dadës Razë’ e votimit symbyllur.”
Postimi: