Emrat | Katër Gërbeshë në pranga- pse u arrestuan të famshmit e Vushtrrisë që për vite përmenden për fajde - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat | Katër Gërbeshë në pranga- pse u arrestuan të famshmit e Vushtrrisë që për vite përmenden për fajde

    Insajderi
    21 September 2025 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor mëngjesin e sotëm në tri lokacione në Vushtrri.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se janë kontrolluar dy lokacione në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një lokacion në qytetin e Vushtrrisë.

    Insajderi, përmes burimeve merr vesh se aksioni është zhvilluar tek familja Gërbeshi në Vushtrri të cilët janë të dyshuar për Fajde.

    Sinjali ka sjell emrat e tyre: 1. Avdullah Gerbeshi rreth 62-vjeçar, 2. Rrahman Gerbeshi rreth 44-vjeçar 3. Emin Gerbeshi rreth 40-vjeçar, 4. Kadri Gerbeshi rreth 51-vjeçar.

    Sipas Prokurorisë, të njëjtit dyshohen për veprat penale: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Detyrim, Kanosje, Lëndim i rëndë trupor.

    Gazeta Insajderi muaj më parë kishte intervistaru një viktimë të familjes Gërbeshi nga Vushtrria. Liridon Osmani ishte rrahur brutalisht nga grupi i Gërbeshëve pasi një konflikti që ndërlidhet me fajde. Konkretisht problem me disa prona.

    Sipas Osmanit, dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta, në momentin kur ai po e shoqëronte të bijën në shkollë.

    Profil | Kush janë Gërbeshët e Vushtrrisë që e terrorizuan regjionin me fajde

    Gazeta Insajderi kishte publikuar një shkrim për familjen Gërbeshi- të cilët njihen si fajdexhi me shumë probleme me shtetin.

    InDoks përmes një dokumentari te realizuar në vitin 2019 kishte shpalosur historinë mafioze të familjes Gërbeshi, që e terrorizuan regjionin e Mitrovicës me fajde.

    Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark