Topi i Artë, Hansi Flick "thumbon" Real Madridin një ditë para çmimit të madh - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Topi i Artë, Hansi Flick “thumbon” Real Madridin një ditë para çmimit të madh

    Insajderi
    21 September 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i FC Barcelonës, Hansi Flick, ka kritikuar në mënyrë jo të drejtpërdrejt Real Madridin, duke e ditur se Los Blancos nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e Topit të Artë 2025 në Paris.

    Nesër, e hënë, ndryshe nga Real Madridi, një delegacion nga Barcelona do të jetë i pranishëm për të mbështetur sulmuesin e krahut Lamine Yamal në ceremoninë e Topit të Artë. Kjo, edhe pse duket se spanjolli i ri do të përfundojë pas Ousmane Dembélé. Trajneri i Blaugranëve, Hans-Dieter Flick, theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në një ngjarje të tillë, sipas mediave të huaja.

    “Nuk e di nëse do ta shohim ndonjëherë Lamine Yamal të fitojë Topin e Artë, por besoj se po. Tani për tani, ne jemi të nominuar dhe kushdo që është i nominuar e meriton. Duhet të jesh aty dhe të tregosh respekt ndaj fituesve – është absolutisht jetike”, tha trajneri për shtypin.

    Kjo deklaratë shihet gjerësisht si thumbim ndaj Real Madridit, klub ky që e ka bojkotuar ceremoninë e Topit të Artë që nga viti i kaluar pasi që Vinicius Jr nuk arriti ta fitonte atë.

    Fituesi i fundit i çmimit të madh është mesfushori i Man City, Rodri. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark