Nesër vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt

    Insajderi
    21 September 2025 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër pritet që të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Kështu ka bërë të ditur vëllai i të ndjeres, Leonard Ademaj, i cili tha se seanca do të nis nga ora 09:00, teksa i ka ftuar mediet që të jenë prezente në seancë.

    “Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00. Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, shkroi Ademaj.

    Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

    Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues se për dorasin e vrasjes së motrës së tij, të ketë dënim kapital.

    Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërrnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark