Rubin: Mezi pres ta takoj Thaçin pas lirimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rubin: Mezi pres ta takoj Thaçin pas lirimit

    Insajderi
    21 September 2025 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gjykatën e Hagës, heshtja e pesë viteve u thye nga fjalët e James Rubinit.

    Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit rrëfeu ne emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova se si shpresa dhe padrejtësia bashkohen në një proces që ka tronditur Kosovën.

    Ai tregoi se si në sallën e gjykatorës mendjen e kishte gjatë gjithe kohës tek ish-presidenti, Hashim Thaçi e madje edhe shpresë për një rikthim në liri. Rubin shprehu frikë në qoftë se do të dënohej ish-kreu i UÇK-së pasi do të ndëshkohej e gjithë shqiptaria.

    Ish-diplomati amerikan nuk la pa përmendur edhe qeverinë në detyrë duke i bërë thirrje për rregullim raportesh me nderkombëtarët.

    Ai përmendi edhe themelimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se Bashkimi Evropian e kërkoi formimin e saj, ndërsa ShBA-ja e mbështeti idenë, por jo si nxitës kryesor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark