Besnik Osmani: Programi qeverisës për Fushë Kosovën do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Besnik Osmani: Programi qeverisës për Fushë Kosovën do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve

    Insajderi
    21 September 2025 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, së bashku me ekipin e tij ka takuar banorët pranë Stacionit të Trenit, ku ka prezantuar pjesë të programit qeverisës dhe ka diskutuar për ndikimin e tij në jetën e përditshme të qytetarëve.

    “Së bashku me ekipin tim takuam banorët pranë Stacionit të Trenit, ku biseduam për programin qeverisës dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme. Dëgjuam nga afër zërin e tyre për të reflektuar mbi hapat konkretë që duhen ndërmarrë në zbatim të programit qeverisës”, ka deklaruar Osmani.

    Gjatë takimit, banorët kanë shprehur shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre për përmirësimin e shërbimeve publike, infrastrukturës dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim.

    Me moton e tij “Fushë Kosova PËRTEJ!”, Osmani ka theksuar se prioriteti i tij është ndërtimi i një programi qeverisës të bazuar në nevojat reale të qytetarëve dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark