Sopa: Sonte në Banullë u ndje fuqishëm mbështetja për LDK'në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Sopa: Sonte në Banullë u ndje fuqishëm mbështetja për LDK’në

    Insajderi
    21 September 2025 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Banullë të Lipjanit është mbajtur një tubim zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kandidati për asamble komunale nga kjo parti, Fadil Sopa, tha se është ndjerë fuqishëm përkrahja e banorëve.

    Sipas tij, entuziazmi i qytetarëve është motiv shtesë për LDK-në që të vazhdojë rrugëtimin drejt fitores në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Në këtë aktivitet, ai ka ftuar qytetarët që të përkrahin kandidaturën e Imri Ahmetit për kryetar të Komunës së Lipjanit dhe listën e LDK-së për asamblenë komunale.

    Sonte në Banull u ndje fuqishëm mbështetja për LDK. Entuziazmi i banorëve na motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugëtimin drejt fitores më 12 tetor. Voto LDK – Imri Ahmeti 113. Voto Fadil Sopa“, ka shkruar Sopa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark