Po udhëtonte me motor, 16-vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Brescia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Po udhëtonte me motor, 16-vjeçari shqiptar vdes pas një aksidenti në Brescia

    Insajderi
    21 September 2025 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka marrë jetën e 16-vjeçarit Manuel Leti, student i informatikës dhe i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, pasditen e djeshme në rrugën “4 Nëntori” të Artognes, në provincën e Brescia-s.

    Manueli, i cili po udhëtonte me motorin e tij KTM Duke 125, u përplas me një Audi që drejtohej nga një 44-vjeçar në kryqëzimin me rrugën “Caduti della Resistenza”, rreth orës 14:30.

    Pavarësisht përplasjes së lehtë me makinën, motori humbi stabilitetin dhe përfundoi duke goditur një shtyllë ndriçimi.

    Goditja e fortë e rrëzoi Manuelin në tokë dhe, përkundër kaskës së sigurisë, plagët e shkaktuara në gjoks dhe bark ishin të rënda dhe fatale. Një mik i tij, që po udhëtonte me një motor tjetër, ishte dëshmitar i ngjarjes, por nuk mundi të ndërhynte.

    Menjëherë pas aksidentit, ambulanca dhe helikopteri i emergjencës mbërritën në vendngjarje, por mjekët konfirmuan vdekjen e 16-vjeçarit në vend.

    Kryetarja e Bashkisë së Artognes, Barbara Bonicelli, e cilësoi tragjedinë “të papranueshme” dhe bëri apel për një kujdes të shtuar në rrugë. Edhe kryetari i Pian Camuno, Giorgio Ramazzini, shprehu dhimbjen për humbjen e një familjeje të respektuar: “Është e vështirë të gjesh fjalë për një dhimbje të tillë”. /Tch/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark