Rrahje në Prishtinë, arrestohen pesë persona- policia jep detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje në Prishtinë, arrestohen pesë persona- policia jep detaje

    Insajderi
    22 September 2025 - 08:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një përleshje mes disa personave është raportuar mbrëmjen e kaluar në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi se rasti është paraqitur rreth orës 22:30, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendngjarje.

    “Policia ka intervenuar menjëherë, ku pesë persona janë shoqëruar në stacion policor. Personat që kanë pësuar lëndime kanë marrë tretman mjekësor”, tha Pllana.

    Ai shtoi se, pas konsultimit me prokurorin e rastit, dy nga të përfshirët janë ndaluar dhe do të qëndrojnë në mbajtje për 48 orë. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark