
Në garën zgjedhore për Ferizajn, kryetari aktual Agim Aliu synon një mandat të ri, ndërsa Maliq Muharremi është shpallur kandidat për asamble komunale.
Muharremi ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin disa vjeçar me Aliun, duke theksuar se rrugëtimi i përbashkët ka qenë privilegj dhe përgjegjësi e madhe.
“Bashkërrugëtimi për afro një dekadë me kryetarin Agim Aliu ka qenë privilegj, nder dhe përgjegjësi e madhe. Në çdo hap të angazhimit tim si zyrtar komunal, kam pasur përkrahjen dhe besimin e tij, duke bashkëpunuar ngushtë në sfidat dhe projektet që lidhen drejtpërdrejt me interesin e qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.
Sipas Muharremit, kjo përvojë nuk ka qenë vetëm punë institucionale, por edhe një “shkollë e vërtetë e shërbimit publik”, ku përkushtimi dhe vizioni për zhvillim kanë qenë udhërrëfyes.
Ai shtoi se kandidimi i tij për Kuvendin e Komunës së Ferizajt është një nder i madh dhe se nën udhëheqjen e Aliut, qyteti do të bëjë hapin tjetër të madh drejt zhvillimit.
“Është nder i madh për mua që më është dhënë besimi të jem kandidat për Kuvendin e Komunës së Ferizajt. Nën udhëheqjen e kryetarit Agim Aliu, jam i bindur se do të bëjmë hapin tjetër të madh drejt zhvillimit të qytetit tonë. votoAgimAliun191 votoMaliqMuharremin34″.