Uran Ismaili me numrin e pestë të gazetës javore: Zgjidhjet për betonin dhe 5 lagjet e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili me numrin e pestë të gazetës javore: Zgjidhjet për betonin dhe 5 lagjet e Prishtinës

    Insajderi
    22 September 2025 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është shpërndarë numri i pestë i gazetës javore Koha për Prishtinën, nismë e kandidatit për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili. Për dallim nga numrat e kaluar, ky edicion ka tetë faqe dhe sjell një përmbajtje më të zgjeruar për sfidat dhe zgjidhjet konkrete për Prishtinën.

    Titulli kryesor i këtij numri është “Prishtina e njerëzve, jo e betonit”, ku trajtohet problemi i ndërtimeve pa plan që kanë ngulfatur qytetin, si dhe zgjidhja e propozuar nga Ismaili për ta kthyer hapësirën publike në funksion të komunitetit.

    Në faqen e dytë, me titullin “Prishtina në krizë urbane”, analizohet fakti se mbi 60% e banesave në kryeqytet janë objekte të vjetruara, ndërsa infrastruktura publike vazhdon të degradojë. Në këtë kuadër të kësaj ofrohen zgjidhjet për rikthimin e jetës urbane funksionale në kryeqytet.

    Faqet në vijim përmbajnë planet konkrete për disa prej lagjeve kryesore dhe fshatrave të Prishtinës: Dardania, Hajvalia, Bregu i Diellit, Kodra e Trimave dhe Bardhoshi.

    Në këtë numër gjendet edhe një editorial i shkruar nga aktivistja për të drejtat e njeriut Adelina Toplica Badivuku, në formën e një letre drejtuar Uran Ismailit, ku ndan përvojën dhe pritjet e saj për ndryshimet e nevojshme në kryeqytet.

    Faqja e fundit përmban rubrikat tradicionale të gazetës: fjalëkryqin, karikaturën dhe seksionin “Renderat e harruar”, duke ruajtur frymën e një gazete klasike.

    Numrin e plotë të gazetës mund ta lexoni këtu: Koha për Prishtinën – Numri 5


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark