Insajderi
Insporti

Reali do ta bojkotojë edhe sivjet ceremoninë e Topit të Artë

Insajderi
22 September 2025 - 14:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reali do ta bojkotojë edhe sivjet ceremoninë e Topit të Artë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Real Madridi do ta bojkotojë në vitin e dytë me radhë ceremoninë e Topit të Artë.

“Los Blancos” kanë vendosur të mos jenë prezent në gala mbrëmjen që do të mbahet sonte në Paris ku do të zgjidhen më të mirët e vitit 2025, organizuar nga revista franceze “France Football”, përcjell “Gazeta Express”.

Gazetari sportiv italian dhe njëherësh ekpert i transfereve, Fabrizio Romano ka njoftuar se presidenti Florentino Perez dhe pjesa tjetër e klubit dhe e ekipit s’do ta marrin rrugën drejt Parisit, njëjtë siç kishin bërë vitin e kaluar kur Vinicius Juniorit nuk i ishte dhënë ky çmim, duke e fituar në fakt atë mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, Rodri.

E zemërimi i “Mbretërve” duket se po vazhdon dhe edhe këtë vit kjo gala mbrëmje do të mbahet pa ta, ndonëse Kylian Mbappe mund të përfundojë në podium, me Ousmane Dembele e Lamine Yamal si favoritët kryesorë për ta fituar këtë çmim prestigjioz individual.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark