Prokuroria kërkon paraburgim për Gërbeshtë e arrestuar në operacionin në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria kërkon paraburgim për Gërbeshtë e arrestuar në operacionin në Vushtrri

    Insajderi
    22 September 2025 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri caktimin e paraburgimit për të pandehurit me iniciale Rr.G., A.G., dhe E.G., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale veprës penale “Detyrimi”, si dhe për personin me iniciale K.G., për veprat penale  “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

    Të katër të pandehurit janë arrestuar ditën e djeshme, datë 21 shtator, në një operacion të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me ç`rast janë kontrolluar lokacione në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe në qytetin e Vushtrrisë.

    Gjatë operacionit, të dyshuarve u janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta, 352 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë, dy palë dylbi, shtatë telefona celularë, një shkop druri, një palë dorëza, një (1) thikë, dokumente të ndryshme, një (1) pasaportë, një (1) patentë shofer, një (1) USB, një (1) llap-top, një (1) palë patika dhe një (1) çelës motori.

    Të pandehurit, me vendim të prokurorit, gjenden në ndalim 48 orësh, ndërkaq seanca për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet në Gjykatën Themelore Mitrovicë – Dega Vushtrri.

    Insajderi, përmes burimeve merr vesh se aksioni është zhvilluar tek familja Gërbeshi në Vushtrri të cilët janë të dyshuar për Fajde.

    Sipas njoftimit të Prokuorisë, janë arrestuar tre persona, një nga ta ishte në kërkim.

    Nga ky operacion policor janë arrestuar tre (3) persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

    Lidhur me aksionin e zhvilluar paraditen e së dieles, Insajderi mëson se aksooni është zhvilluar nga policët e rajoneve të tjera për shkak të dyshimeve për për përfshirjen e policëve nga Vushtrria me rastin.

    Gazeta Insajderi muaj më parë kishte intervistaru një viktimë të familjes Gërbeshi nga Vushtrria. Liridon Osmani ishte rrahur brutalisht nga grupi i Gërbeshëve pasi një konflikti që ndërlidhet me fajde. Konkretisht problem me disa prona.

    Sipas Osmanit, dy persona të maskuar e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta, në momentin kur ai po e shoqëronte të bijën në shkollë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark