Zhgënjimet e Viniciusit po shtohen në Real Madrid - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zhgënjimet e Viniciusit po shtohen në Real Madrid

    Insajderi
    22 September 2025 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi po shijon një fillim perfekt sezoni, por situata e Vinicius Junior po bëhet temë e nxehtë në Spanjë.

    Sulmuesi brazilian ende nuk ka luajtur 90 minuta të plota nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, i cili mori drejtimin e ekipit në qershor pas largimit të Carlo Ancelottit.

    Në 12 ndeshjet e para të sezonit, Vinicius është zëvendësuar në dhjetë prej tyre, pavarësisht formës së mirë.

    Në takimin e fundit ndaj Espanyolit, ai asistoi në golin e Kylian Mbappes dhe goditi shtyllën, por sërish u nxor nga loja, duke u larguar i irrituar nga fusha.

    Statistikat kanë shtuar debatet, pasi 25-vjeçari është lojtari i dytë më produktiv në sulm për Realin, por renditet vetëm i 10-ti për minuta të luajtura.

    Alonso u pyet për këtë çështje në konferencën për shtyp para përballjes së nesërme me Levanten në La Liga, ku u shpreh i qetë:

    “Edhe unë kur isha lojtar nuk më pëlqente të zëvendësohesha. Nuk mendoj se është problem i madh kur lojtarët shfaqin pakënaqësi. Jam i kënaqur me atë që po bën Vinicius, por është ende fillimi i sezonit dhe kemi nevojë për të gjithë”, shprehet Alonso.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark