Nga familja e kampionëve në shërbim të qytetarëve -Agnesa Rexhepi Demiri për Asamblenë e Prishtinës - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Nga familja e kampionëve në shërbim të qytetarëve -Agnesa Rexhepi Demiri për Asamblenë e Prishtinës

    Insajderi
    22 September 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agnesa Rexhepi Demiri, një personalitet i njohur në kryeqytet, i është bashkuar garës për Asamblenë Komunale të Prishtinës nga Lidhja e Prishtinës, me numrin 30 në listë. Ajo sjell me vete një kombinim të rrallë të përvojës akademike, sportive dhe vlerave familjare, duke e bërë kandidaturën e saj një reflektim të përkushtimit të sinqertë ndaj komunitetit.

    E lindur dhe rritur në Prishtinë, Agnesa është formuar në një familje ku gjithmonë janë çmuar arsimi, puna e ndershme dhe angazhimi shoqëror. Shkollimin fillor e ka kryer në “Dardania”, ndërsa gjimnazin në “Xhevdet Doda”. Dashuria për dijen e çoi drejt Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, ku studioi Marketing. Rrugëtimin akademik e vazhdoi me studimet master në Kolegjin AAB, në drejtimin Marketing dhe Menaxhim Biznesi, duke ndërtuar një bazë të fuqishme teorike dhe praktike në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit të biznesit.

    Përveç arsimit, Agnesa njihet edhe për kontributin e saj në sport, sidomos në karate. Duke ndjekur traditën e familjes së saj sportive, ajo u bë pjesë aktive e klubit “Iliria”, i themeluar nga babai i saj në vitin 1994. Klubi shumë shpejt u bë një ndër më të mirët në Kosovë, duke rritur gjenerata të tëra kampionësh. Agnesa, bashkë me vëllain dhe motrën e saj, kampionë Kosove për vite me radhë ka përfaqësuar me dinjitet sportin kosovar, ndërsa sot edhe brezi i ri i familjes, mbesat e saj, po e vazhdojnë këtë trashëgimi suksesi.

    Ky dimension sportiv, i ndërtuar mbi disiplinë, vendosmëri dhe shpirt garues, e ka formuar Agnesën si një personalitet të fortë dhe të palodhur.

    Tani, ajo synon ta sjellë këtë energji dhe përvojë në jetën publike dhe politike të Prishtinës. Kandidatura e saj nuk është vetëm një hap personal, por një mision për të vendosur zërin e qytetarëve në qendër të vendimmarrjes.

    Agnesa beson fuqishëm se transparenca, drejtësia dhe përkushtimi janë themelet mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja e kryeqytetit. Me vizionin e saj, ajo synon të kontribuojë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të Prishtinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark