Deçan: Arrestohet i dyshuari që vodhi 20 mijë euro nga çanta e një qytetari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deçan: Arrestohet i dyshuari që vodhi 20 mijë euro nga çanta e një qytetari

    Insajderi
    22 September 2025 - 18:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për grabitje. Sipas njoftimit, Stacioni Policor në Deçan, më 17 korrik 2025, rreth orës 01:15, është njoftuar se në fshatin Carrabreg i epërm-Deçan, ka ndodhur njё grabitje.

    Sipas policisë, viktimës nga ky fshat iu grabiten 20 mijë e 450 euro.

    “Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe me të arritur në vendngjarje nga viktima ka kuptuar se dy persona tё dyshuar kanё grabitur nga qanta e tij, mjete monetare nё shumёn prej, njёzet mijё e katёrqind e pesёdhjetё (20450) euro, tё cilat viktima e rastit i kishte kursime jetёsore, dhe janё larguar nё drejtim tё panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë

    Më tej thuhet se pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datën 22 shtator 2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njё tё dyshuar.

    Po ashtu bëhet e ditur se personi i dyshuar me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark