Totaj kritikon ashpër Kurtin: Qeveria na i ka marrë 20 milionë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Totaj kritikon ashpër Kurtin: Qeveria na i ka marrë 20 milionë euro

    Insajderi
    22 September 2025 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

    Totaj në DpT te Fidani deklaroi se kjo qeveri pushtetit lokal të Prizrenit ua mori 20 milionë euro, në emër të kontratës kolektive përmes përmbaruesit.

    Ai theksoi se shkak i kësaj kanë mbetur edhe disa projekte të mëdha pa u realizuar gjatë këtij katërvjeçari.

    “Ka qenë një qasje e padrejtë”, deklaroi ai.

    Tutje, kreu aktual i Prizrenit foli edhe për projektet që pritet të realizohen gjatë mandatit të ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark