Hyseni: Secilin qytetar e secilën kërkesë të tyre do ta trajtojmë me prioritet e me dinjitet - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Hyseni: Secilin qytetar e secilën kërkesë të tyre do ta trajtojmë me prioritet e me dinjitet

    Insajderi
    22 September 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së në Podujevë, njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni u prit sonte në konakun e Bislim Pollomit në Balloc, me ç’rast u diskutua për kërkesat e qytetarëve të këtij fshati si dhe për programin e LDK-së.

    Hyseni ka thënë se secilin qytetar e secilën kërkesë të tyre do ta trajtojmë me prioritet e me dinjitet.

    “Si në çdo familje tjetër edhe në familjen Pollomi gjetëm përkrahjen e parezervë e mbështetjen e pakursyer në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt 12 tetorit”, ka shkruar Hyseni.

    Ai tutje ka thënë se kjo frymë, ky vullnet, kjo gatishmëri e qytetarëve tanë, pa dallim, është themel i fitores sonë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark