Ekrem Hyseni viziton familjen e madhe Babatinca të kandidates Rinesa Babatinca - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Ekrem Hyseni viziton familjen e madhe Babatinca të kandidates Rinesa Babatinca

    Insajderi
    22 September 2025 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar një vizitë në familjen e madhe Babatinca, ku është mirëpritur nga kandidatja për asamble komunale, Rinesa Babatinca.

    Në një postim pas vizitës, Rinesa Babatinca ka falënderuar Hysenin, duke e cilësuar si mik të familjes dhe njeri që përfaqëson vizionin për një qeverisje të përgjegjshme dhe qytetare.

    “Sonte, patëm kënaqësinë të mirëpresim në familjen time kandidatin për Kryetar të Podujevës dhe mikun e familjes, z. Ekrem Hyseni. Më 12 tetor kemi mundësinë t’i japim fund injorimit dhe arrogancës dhe t’i hapim derën një qeverisjeje që punon për qytetarët,” ka shkruar Babatinca.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark