Aksident i rëndë në Klinë, dy persona vdesin në vendngjarje, dy tjerë të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në Klinë, dy persona vdesin në vendngjarje, dy tjerë të lënduar

    Insajderi
    23 September 2025 - 07:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy tjerë janë të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, në Zajm të Klinës.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Gashi theksoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, dhe janë përfshirë një kamion transportues, një kombi dhe një veturë.

    “Dy të lënduarit po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës”, tha tutje Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark