Dy të arrestuar për tentim vrasje në Caravik të Klinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të arrestuar për tentim vrasje në Caravik të Klinës

    Insajderi
    23 September 2025 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kishin gjuajtur me armë zjarri në Caravik të Klinës.

    Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se të dyshuarit  kishin gjuajtur në drejtim të një kamioni në lëvizje, ku ndodheshin viktimat.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja, ndërsa në kamion vërehet një vrimë nga plumbi.

    “Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark