Kosova, vendi më i sigurt në Evropë sipas raportit Gallup Global Safety 2025 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova, vendi më i sigurt në Evropë sipas raportit Gallup Global Safety 2025

    Insajderi
    23 September 2025 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është renditur ndër vendet më të sigurta në botë dhe e para në Evropë për ndjenjën e sigurisë së qytetarëve dhe besimin ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit, sipas raportit më të ri ndërkombëtar Gallup Global Safety Report 2025, i publikuar në fillim të muajit shtator.

    Në këtë raport prestigjioz, Kosova ka arritur 94 pikë nga 100 në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, duke u pozicionuar e treta në nivel global, pas Taxhikistanit (97 pikë) dhe Singaporit (95 pikë). Ky vlerësim e vendos Kosovën përpara shteteve të njohura për nivelin e lartë të sigurisë, si Islanda, Norvegjia, Austria dhe Zvicra.

    Një tjetër tregues domethënës është fakti se 89% e qytetarëve të Kosovës shprehen se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në zonat ku jetojnë – një ndër përqindjet më të larta në botë dhe në Evropë.

    Policia e Kosovës thekson se këto rezultate pozitive janë fryt i përkushtimit të vazhdueshëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe institucione të tjera të sigurisë, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët strategjikë ndërkombëtarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark