Peja pa ujë - Akuzohet Gazmend Muhaxheri: Problemin e ke në shtëpi, pyete vëllain tënd në Hidrodrin pse s’ka ujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Peja pa ujë – Akuzohet Gazmend Muhaxheri: Problemin e ke në shtëpi, pyete vëllain tënd në Hidrodrin pse s’ka ujë

    Insajderi
    23 September 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti i Vetëvendosjes në Pejë, Ardit Gërvalla, ka reaguar duke akuzuar Muhaxherin që po bën fushatë të pandershme, duke hedhur fajin mbi qeverinë dhe zyrtarët komunalë për problemin e ujit ë Pejë, ndërsa sipas tij, “problemi gjendet në shtëpi”.

    Ai thotë se vëllai i kryetarit është pjesë e menaxhmentit të Hidrodrinit dhe se qyteti i Pejës duhet ta kërkojë përgjigjen aty për mungesën e ujit.

    “Problemin e ki në shpi, bone ni telefonat e pyte vllaun tënd, pse nuk ka ujë qyteti i Pejës”, ka thënë Gërvalla, duke i bërë thirrje Muhaxherit që fushatën ta zhvillojë ndershëm e fer.

    Të nderuar qytetarë, ma dërguan një video të kryetarit Gazmend Muhaxheri, ku kishte dalë, duke akuzuar qeverinë se nuk e e ka dërgu bordin edhe duke e godit menaxhmentin. Kryetar e di që jemi në fushatë edhe fushata mendoj që i ka disa parime, për shkak se nëse e shohim këtë temë, në qytet e fidanishte, ti duhet me e pyetë vllaun tond, të cilin e ki në Hidrodin si personin kryesor për menaxhim, për sigurin e ujit në gjithë komunën e Pejës. Problemin e ki në shtëpi kryetar, kshtu që le sekretarin e zyrtarin kryesor financiar. Po bëne fushatën ndershëm, e fer. Problemin e ki në shpi, bone ni telefonat e pyte vllaun tend, pse nuk ka ujë qyteti i Pejës”, thotë Gërvalla në reagimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark