"Mashtrim me letra, po shfrytëzohet fushata", kryetari Bexhet Xheladini akuzohet për krizën e ujit në Blaç - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mashtrim me letra, po shfrytëzohet fushata”, kryetari Bexhet Xheladini akuzohet për krizën e ujit në Blaç

    Insajderi
    23 September 2025 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e fshatit Blaç, në Dragash, kanë mbetur pa ujë tash e një javë, ndërkohë që sipas pretendimeve të opozitës dokumentet tregojnë se punimet për ndërtimin e rrjetit furnizues të ujësjellësit janë përfunduar qysh në vitin 2022.

    PDK-ja akuzon kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini nga LDK-ja, për papërgjegjësi dhe mashtrim me letra.

    Sipas saj, punimet po kryhen vetëm tani, në kohë fushate, dhe rrjeti është i vendosur mbi tokë, duke treguar mungesë serioziteti ndaj qytetarëve.

    “Banorët e fshatit Blaç meritojnë ujë të pastër dhe një zgjidhje reale, jo improvizime të kohës së fushatës dhe arsyetime boshe. Kjo është një qasje e papranueshme, që tregon mungesë totale përgjegjësie dhe transparence nga kryetari Xheladini”, thuhet në postim.

    PDK-ja bën thirrje që institucionet të reagojnë menjëherë dhe të sigurojnë furnizimin e qytetarëve me ujë, duke paralajmëruar se kjo çështje do të qëndrojë në fokus të opozitës deri në zgjidhje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark