Ky ishte reagimi i hidhur i Yamalit kur u tha se Dembele e fiton Topin e Artë - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ky ishte reagimi i hidhur i Yamalit kur u tha se Dembele e fiton Topin e Artë

    Insajderi
    23 September 2025 - 10:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lamine Yamal nuk e ka pritur aspak mirë faktin se Topin e Artë e fitoi dikush tjetër, e jo ai.

    Reagimi i yllit të ri të Barcelonës në momentin kur u kumtua vendimi se këtë trofe do ta fitonte Ousmane Dembele, është bërë viral në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.

    Në fakt, 18-vjeçari kishte shpresa që do të ishte ai fituesi i çmimit më prestigjioz individual, ndërsa u desh të kënaqej me “Trofeo Kopa”, si lojtari më i mirë i ri në botë, të cilin e kishte fituar edhe vitin e kaluar.

    E kur legjenda braziliane Ronaldinho e tha emrin e Dembeles si fitues të Topit të Artë, fytyra e super-talentit spanjoll u prish dhe u pa se ishte i nervozuar dhe i mërzitur, në gala mbrëmjen e mbajtur mbrëmë në “Théâtre du Châtelet” në Paris të Francës.

    Për më tepër këtë skenë mund ta shihni në videon më poshtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark