Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zbulim rekord në portin e Londrës, 72 milionë paund kokainë brenda dy gjeneratorëve

    Insajderi
    23 September 2025 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oficerët e Forcës Kufitare britanike rrezikuan të përballeshin me një faturë të madhe kompensimi kur vendosën të çanin një pajisje industriale pasi ajo mbërriti në një port në Mbretërinë e Bashkuar.

    Duke përdorur përvojën e tyre për të zbuluar dërgesa të dyshimta, ata përdorën një prerëse metalike për të çarë dy gjeneratorë me vlerë 700 mijë paund në copa.

    Por ky rrezik u shpërblye kur ata zbuluan se makineritë ishin në fakt një mashtrim i sofistikuar nga trafikantët e drogës. Pasi pajisjet u çmontuan, oficerët gjetën kokainë me vlerë 72 milionë paund të fshehur brenda.

    Një ton drogë u rikuperua nga dy pajisjet, të cilat kishin mbërritur në portin “London Gateway”, në bregun verior të lumit Thames në Thurrock. Dërgesa kishte mbërritur nga një vend i paidentifikuar në Amerikën e Jugut.

    Kapja tregon se si grupet kriminale të organizuara po përdorin metoda gjithnjë e më të sofistikuara për të shmangur zbulimin. Trafikantët e dinin që Forca Kufitare do të përballej me një faturë qindra mijëra paundësh nëse dëmtonte pajisjet“, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike.

    Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Mike Tapp, deklaroi se “trafikantët e drogës menduan se kërcënimi i një fature të madhe dëmesh do ta trembte Forcën Kufitare dhe do ta ndalonte nga sekuestrimi i kësaj sasie kokaine”.

    Pas zbulimit, Agjencia Kombëtare e Krimeve nisi një hetim dhe një i dyshuar është tashmë i akuzuar. (A2 Televizion)


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark