Faqja zyrtare e Real Betis tallet me Viniciusin për Topin e Artë, tifozët e Real Madridit të indinjuar - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Faqja zyrtare e Real Betis tallet me Viniciusin për Topin e Artë, tifozët e Real Madridit të indinjuar

    Insajderi
    23 September 2025 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i PSG-së dhe Francës, Ousmane Dembele ka fituar Topin e Artë për vitin 2025. Çmimi më prestigjioz individual i futbollit nga tre vjet më parë nuk jepet për performancën në një vit kalendarik, por për atë që është arritur në sezonin e fundit.

    Dembele bëri 60 paraqitje për PSG sezonin e kaluar, duke shënuar 37 gola dhe duke dhënë 15 asistime, duke fituar Ligën e Kampionëve, titullin e Ligue 1 dhe Kupën e Francës.

    Klubi spanjoll, Real Betis njoftoi lajmin e fitimit të Topit të Artë në rrjetet sociale, duke tallur sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior.

    Vitin e kaluar, i zhgënjyer që Rodri e fitoi Topin e Artë, ai postoi një status ku shkruhej: “Do ta bëj dhjetë herë nëse më duhet. Ata nuk janë gati”.

    Këtë vit, Vinicius ishte i 16-ti në renditjen përfundimtare për Topin e Artë. Tani, Betis, së bashku me njoftimin zyrtar të fituesit të Topit të Artë, shkroi statusin “Admin do ta bëjë 10 herë nëse më duhet. Ata nuk janë gati”.

    Parafrazimi tallës i Betisit ndaj yllit të Realit zemëroi tifozët e klubit, të cilët postuan nën statusin e klubit të La Ligas, duke komentuar se ishte e papërshtatshme që profili zyrtar i një klubi të ligës së parë spanjolle të tallte një lojtar rival.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark