Rozana dhe Gerta përballë njëra-tjetrës në ekran - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Rozana dhe Gerta përballë njëra-tjetrës në ekran

    Insajderi
    23 September 2025 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy emra të njohur, Gerta Gixhari dhe Rozana Radi, mund të vihen përballë njëra-tjetrës në një format televiziv që do t’i ribashkonte pas “Big Brother VIP 4”, aty ku ato u përballën si rivale të egra.

    Dhe duket se kjo skenë po bëhet realitet.

    “Goca dhe Gra”, talk show i Top Channel që sjell në një panel moderatore dhe të ftuara për të trajtuar tema të mprehta të përditshmërisë, këtë vit po përgatitet për një rikthim të fortë.

    Në sezonin e shkuar aty ishin Kleoniki Delijorgji, Gerta Gixhari, Rudina Dembacaj, Loredana Brati dhe Egla Ceno.

    Këtë sezon, sipas thashethemeve të shpërndara nga moderatori i “Live From Tirana”, Ronaldo Sharka, pritet që panelet të jenë Ema Andrea, Anila Basha, Rozana Radi dhe Gerta Gixhari.

    Dhe nuk mbaron me kaq – një tjetër emër që përflitet është ai i Sherina Spahiut, që mund të sjellë një tjetër dinamikë në grup.

    E vërteta do të zbulohet më 30 shtator, kur programi nis live në ekranin e Top Channel. Një sezon që premton tension, energji dhe debate të nxehta. Mos e humbisni!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark