Reagimi i Mbappes pasi Dembele fitoi Topin e Artë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Reagimi i Mbappes pasi Dembele fitoi Topin e Artë

    Insajderi
    23 September 2025 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylian Mbappe e ka cilësuar si të merituar triumfin e bashkëkombësit të tij franceze, Ousmane Dembele, në garën për Topin e Artë 2025.

    Dembele arriti të kurorëzojë një sezon brilant individual duke fituar edhe Topin e Artë, pasi mposhti në një garë talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.

    Pas triumfit të tij pati reagime të shumta nga spektri futbollistik, ku shumica uruan sulmuesin anësor të Paris Saint-Germain.

    Nuk mungoi as urimi i madh i Mbappes për shokun e tij të ekipit kombëtar.

    “Ousmane Dembele. Ka të bëjë me emocionet, vëlla. E merituar 100 herë”, shkroi ylli francez i Real Madridit në Instagramin e tij.

    Ndryshe, Mbappe përfundoi i shtati në garën për Topin e Artë, pasi përveç Dembeles dhe Yamalit, para tij përfunduan edhe Raphinha, Mohamed Salah, Vitinha dhe Achraf Hakimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark